10:33 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Arrestohet në Mal të Zi udhëheqësi i grupit kriminal Kavac, Abazovic ishte në koordinim me shefat e Policisë

Udhëheqësi i pretenduar i klanit kriminal Kavač, Slobodan Kašćelan është arrestuar në një aksion të organizuar të policisë malazeze. Kašćelan dhe tre anëtarë të dyshuar të grupit u arrestuan në Kotor, dhe një në Pljevlja.

Aksioni ishte në koordinim me ministrin e brendshëm, Sergej Sekuloviq, sekretarin Zoran Miljanic dhe zëvëndëskryeministrin, Dritan Abazoviq.

Pas këtij aksioni të suksesshëm, Abazoviq. do të takohet me drejtuesit e Administratës së Policisë, Zoran Brđanin dhe Dejan Knežević, të cilët drejtuan aksionin e arrestimit të udhëheqësit të supozuar të klanit kriminal Kavač, Slobodan Kašćelan.

Kascelan dyshohet se me grupin e Kavac ka kryer krime të rënda për të cilat mund të dënohet deri në 40 vjet burg./Indeksonline/