22:38 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet në Meksikë, kreu i kartelit të Los Zetas

Kreu i kartelit të Los Zetas, për të cilin SHBA-ja kishte ofruar një çmim prej 5 milionë dollarë kush jepte informacione të sakta për vendndodhjen e tij, u arrestua në Meksiko, njoftuan sot autoritetet meksikane.

José Maria Guizar Valencia, pseudonimi “Z43” u arrestua pa bërë rezistencë gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Marina meksikane në lagjen e famshme Roma, në zemër të kryeqytetit, njoftoi Renato Sales, komisioneri kombëtar i ngarkuar për Sigurinë.

Karteli i Zetas, i themeluar nga ish-dezertorë në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake, u bë i njohur për metodat çnjerëzore, kryesisht ekzekutimet. Kreu i kartelit është objekt i mandatarresteve për trafik të lëndëve narkotike, trafik armësh, krimit të organizuar, vrasje dhe rrëmbime.

“Z43”, i cili zotëron dyshtetësi atë amerikane dhe meksikane, ka lindur në 1969.