00:02 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohet nëna, udhëtoi me pishinën mbi makinë me fëmijët sipër saj

Jennifer Jeanus Yeager nga Illinois është arrestuar dhe akuzohet për rrezikim të jetës së fëmijëve të saj.

49 vjeçarja kishte shkuar tek shtëpia e një miku të saj për të fryrë pishinën nga goma dhe gjatë kthimit ajo kishte lënë vajzat e saj sipër makinës teksa ishte duke u kthyer në shtëpi.

Me këtë rast dikush kishte parë fëmijët dhe kishte lajmëruar policinë, të cilët ndalën makinën dhe arrestuar Yeager.

Ajo akuzohet për rrezikim të jetës së fëmijëve dhe sjellje të pakujdesshme./Indeksonline/