75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 27 Prill 2026 / KV

Arrestohet një 23-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Një 23-vjeçar, me inicialet R.K. është arrestuar në Prishtinë për veprën penale: “Vjedhja”.

Sipas informacioneve të policisë, i riu dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në Prishtinë.

23-vjeçari, në koordinim me prokurorin e shtetit, është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.