09:30 / E Martë, 21 Maj 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Lipjan, shantazhonte e kërcënonte një femër në rrjetet sociale

Një person është arrestuar në Lipjan pasi që kishte kërcënuar dhe shatanzhuar një femër përmes rrjeteve sociale.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 16.05.2024 – NN. Më 20.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/