75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Skenderaj, i rrahu tri gra i bëri për spital

Një burrë është arrestuar në Skenderaj, pasi që i kishte sulmuar tri femra. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj / 17.07.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar tri viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/