09:30 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / k.v

Arrestohet një person i dyshuar për kanosjen e një femre në Vushtrri

Së fundi në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës  penale ‘Kanosje’.

Sipas deklaratës së ankueses F/K/Sh, thuhej se në rrugën  “Adnan Shyti” në Vushtrri,  pas një mosmarrëveshje ishte kanosur  nga personi i dyshuar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është  arrestuar personi i dyshuar G. Xh., 35-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën  penale  ‘Kanosje’. 

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.