Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri, në Prishtinë
Një person i dyshuar është arrestuar lidhur me një rast të shtëne me armë zjarri, i ndodhur më 06.05.2026 në Prishtinë.
Njësia për reagim të shpejt e Drejtorisë së Policisë së Prishtinës, mbrëmë ka arrestuar personin e dyshuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, personi i dyshuar është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

