15:52 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas një angazhimi operativo-hetimor për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje’.

Rasti i vjedhjes ishte raportuar me datën 9 janar 2018, ku sipas ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor. Ndërsa mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme sot në orët e mesditës në Vushtrri, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. M. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Indeksonline/