21:28 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast Vrasje në Tentativë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënese e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

“Arrestimi nga hetuesit policor është kryer në qytetin e Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda.

Personi i arrestuar : -V.S mashkull, 47 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline