75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / KV

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën penale ‘Sulm’:

-B.B, mashkull, i cili sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.