75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Z S

Arrestohet një person, i konfiskohen 6 fishekë dhe një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në fshatin Dobërdol të Podujevës një person. Kjo pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/