10:55 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Arrestohet një person në ‘Aeroportin e Prishtinës’ dyshohet për falsifikim të leje qëndrimit suedez

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.