Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se kontrabandoi migrantë
Një i dyshuar u arrestua dje në Ferizaj, nën dyshimin se kreu dy vepra penale.
Sipas policisë, i dyshuari në fjalë është arrestuar pasi kishte kontrabanduar migrantë, shkruan Indeksonline.
Ai dyshohet të ketë kryer edhe veprën penale “Mashtrim”.
Në anën tjetër, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt deklarojnë se i dyshuari në fjalë është F.H., i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftim./Indeksonline/