08:24 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Arrestohet një person në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, e shantazhoi një femër se do t’ia publikojë videot intime të saj

Është arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Kaçanik nën dyshimin për shantazh.

I njëjti dyshohet se ka kërkuar para nga një femër duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/