11:20 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Obiliq, kërkoi ryshfet për t’ia bërë lejen mjedisore për një kompani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq.

Kjo pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani, transmeton Indeksonline.

Si shpërblim për  rregullimin e kësaj leje i dyshuari ka marrë ryshfet.

Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë me aktvendim të prokurorit./Indeksonline/