12:59 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Arrestohet një person në ora 5 të mëngjesit në Podujevë, do të vuaj dënimin prej më shumë se 1 vit

Foto ilustrim

Policia e Kosovës, me urdhër të gjykatës, në orën 5 të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku ka arrestuar një person.

Indeksonline mëson se policia i ka shkuar në shtëpi të dyshuarit dhe e ka arrestuar atë.

I arrestuari i ka inicialet M.R. Ai menjëherë pas arrestimit është dërguar në vuajtje dënimi prej 1 viti e 8 muaj burgim.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do t’ju mbajë të informuar.