10:51 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë, për sulm ndaj personit zyrtar

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën ‘Nebih Gashi’ në Prishtinë, pasi i njëjti kishte bërë rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policore në detyrë gjatë një intervenimi, ku si pasojë e kësaj një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Viktima në këtë rast ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/