11:05 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me 7 qese narkotik

Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës ka arrestuar mbrëmë një person tek ‘Rrethi i Flamurit’.

Pas kontrollës që i ishte bërë të dyshuarit, atij i janë gjetur 7 qese me substanca narkotike me peshë prej 5 gram.

Gjate kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një revole , një peshore digjitale, një qese substancë narkotike dhe disa qese të zbrazëta për narkotik si dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/