10:54 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prizren, kanosi një femër në rrjete sociale

Një mashkull është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një femër, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe  shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur

” Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër K/Shqiptare ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe  shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur. I dyshuari pas intervistim me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raport.