16:55 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Arrestohet një person në Tiranë, pasi goditi me grushte policin dhe i mori armën

Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është  proceduar në gjendje të lirë në Tiranë.

Ata dyshohet se mbrëmjen e të shtunës janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një punonjës Policie jashtë shërbimit.

Pas kësaj, të dy personat i kanë marrë armën e shërbimit efektivit dhe janë larguar nga vendngjarja.

Sakaq, autoritetet thonë se 34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku dhe ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë./abcnews.al