75 Mall Live Search
07:55 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Arrestohet një person nën ndikim akooli, konfiskohet edhe një thikë

Me datën 04.06.2026, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me një person i cili, në rrugën “Shaqir Hasani”, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugë.

Lidhur me këtë gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese.

Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila.

Me vendim të prokurorit te shtetit është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.