09:32 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person, kërcënoi arkëtaren në Prishtinë me armë dhe vodhi para

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që ai ka grabitur një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuarii ka grabitur të hollat nga arka dhe një klienti viktimë ia ka grabitur 100 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/