09:52 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Arrestohet një person për krime lufte në Izbicë

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE

Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN.   Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/