09:58 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet një person për prostitucion në Ferizaj

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën mundësim dhe detyrim në prostitucion.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Me 16.11.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.