14:56 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person për Zjarrvënie në Mitrovicën e Jugut

Një   person  është   arrestuar ditën e sotme në   Mitrovicën e Jugut, dyshohet se shkaktoj zjarrvënie  .

Raporti i plotë i Policisë  :

Mitrovicë e Jugut, 26 nëntor 2022

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kanë  arrestuar  një person të dyshuar  për veprën penale zjarrvënie të raportuar në orët e mëngjesit të sotëm.

Arrestimi i të dyshuarit  M. H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 05:25, e ndodhur  në  fshatin Shupkovc  të Mitrovicës së Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është  dëmtuar dera një lokali (kafiteri).

 Mbështetur në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet të dyshuarit  dhe  pronarit të  lokalit.  Ndërsa, pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.