Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, i bëri për spital një burrë dhe një grua
Është arrestuar një shtetas i Turqisë në Prishtinë pasi që ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar një burrë e një grua.
Policia ka bërë të ditur se dy personat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që, ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar viktimat kosovarë. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

