09:43 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Arrestohet një turk në Aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dje është arrestuar një mashkul, shtetas i Turqisë.

I arrestuari kishte prezantuar një dokument të shtetit të Belgjikës, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.