16:04 / E Premte, 14 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një zyrtar doganor në Han të Elezit

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje).

Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore. Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.