18:32 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një zyrtar i ndërmarrjes ‘Uniteti’ në Mitrovicë

Një zyrtar i lartë në Ndërmarrjen Publike ‘KRM Uniteti’ në Mitrovicë është arrestuar pasditen e sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimi i të njëjtit është bërë nën dyshimin për keqpërdorim të rreth 200 mijë eurove nga fondet publike.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve që janë bërë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në nivel qendror.

Indeksonline ka provuar të marr informacione nga Policia dhe Prokuroria lidhur me këtë rast, por që të njëjtit nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë rast./Indeksonline/