09:14 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet pasi postohet video e saj duke hedhur karrige nga ballkoni

Një 19 vjeçare u arrestu nga policia nën akuzat se ka hedhur dy karrige nga ballkoni i saj, në një rrugë të ngarkuar nga veturat në Toronto.

Video e saj u postua në Instagram dhe kjo bëri që të ketë reagime të shumta zemërimi.

Në këtë mënyrë edhe policia reagoi.

Fatmirësisht nuk ka pasur raportime për të lënduar, por ajo ka rrezikuar drejtpërdrejt jetët e të tjerëve./Indeksonline/