11:11 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet pejani, shkatërron shtëpinë e motrës

Në rrugën “Shaqir Qavolli”, në Pejë është raportuar për kanosje.

Lidhur me këtë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe thyer disa xhama të shtëpisë së motrës së tij viktimës femër K-Shqiptare, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/