75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet për sulm fizik në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht një mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/