Arrestohet për tentim vrasjen e ndodhur javën e kaluar në Prishtinë
Është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar në lidhje me vrasjen në tentativë që ka ndodhur javën e kaluar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka qenë së bashku në shoqërim me personin tjetër të dyshuar që kishte kryer veprën penale.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/