08:54 / E Enjte, 28 Maj 2020

Arrestohet personi i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës, pak orë pasi iu publikua fotografia

( I plotësuar 09:36)-Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje të rënda, të cilat kryesisht kanë ndodhur në rajonin e përgjegjësisë së stacionit qendra në Prishtinë.

“Ka qenë bashkëpunimi i vazhdueshëm i qytetarëve me Policinë  e Kosovës, që ka mundësuar që hetuesit policor të bëjnë identifikimin dhe arrestimin e personi të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse. Duke falënderuar mediat dhe qytetarët kërkojmë bashkëpunim të mëtejmë”, tha Ahmeti.

………………………………………

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në orët e vona të natës së kaluar.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar personi i shumëkërkuar, për të cilën dje Policia ka treguar fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pak orë pas publikimit të këtij informacioni në media, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur të arrestojnë me sukses personin e kërkuar i cili është V.Xh 38 vjeçar.

I njëjti kërkohej nën dyshimin për përfshirje në ‘vjedhje të rënda’ dhe raste të tjera./Indeksonline/