10:47 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që iku nga burgu i Lipjanit

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga personat të cilët ditë më parë kanë ikur nga Qendra korrektuese në Lipjan.

Sipas Policisë, i njëjti është kthyer në Qendrën korrektuese Lipjan në vuajtje të dënimit.
Të të burgosur kanë ikur nga burgu më 4 nëntor. Personat në fjalë ishin të dënuar për vrasje, njëri për vrasje në Pejë, kurse tjetri në Vushtrri.

Dy zyrtarë të burgut janë suspenduar për këtë rast.

Temat: