09:20 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kishte ther me thikë një person në Gjilan

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin nga fshati Zhegër i Gjilnait, i cili për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ishte përlesh fizikisht me viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilin e kishte ther me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar thika, të cilën dyshohet se e kishte përdor në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/