11:21 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kreu disa vjedhje gjatë dy viteve të fundit në Pejë

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore,  me datën 13.06.2019, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin: V. B. (1993).

Sipas policisë, i dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48- orë. /Indeksonline/