22:52 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që planifikoi vrasjen e Dodikut

Z.H nga Lukovaci po dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka nxitur vrasjen e Milorad Dodik.

Zëdhënsja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska, Mirana Miljanovic tha se Drejtoria për luftimin e Terrorizmit paraqiti një raport kundër të dyshuarit Z.H nën dyshimin për ‘nxitje të aktiviteteve terroriste”, shkruan B9, transmeton Indeksonline.

Sipas informatave të mediave serbe, Z.H. kërkoi një snajper që ta vriste politikanin e serbëve të Bosnjes.

Sipas mediave serbe, me 23 janar të këtij viti, Z.H në llogarinë e tij në facebook paraqiti idenë e tij për vrasjen e Milorad Dodik dhe zyrtarëv të tjerë të Republikës Srpeska.

Ai në llogarinë e tij kishte filluar një nismë për të angazhuar snajperistë për vrasjen e Dodikut dhe Cvijanoviç.

Këto gjetje të Policisë konfimuan se personi në fjalë është i rrezikshëm.

Llogaria e tij në facebook tashmë është mbyllur./Indeksonline/