Arrestohet personi që ua preu kabllot e rrymës dhe ngrohjes disa shtëpive në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bajram Miftari” në Vushtrri, i cili dyshohet se kishte prerë kabllot e rrymës dhe ngrohjes qendrore disa shtëpive.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka bërë prerjen e kabllove të rrymës dhe të ngrohjes qendrore në katër shtëpi private, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Indeksonline/