Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
Policia e rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprat:-Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe-Falsifikim i parave -A.S. mashkull, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.

