11:17 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Arrestohet R.N, kishte kërcënuar përmes telefonit nga Maqedonia, një person dhe babanë e tij

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj  kanë arritur të arrestojnë një person i cili kishte kërcënuar përmes telefonit nga Maqedonia, një person dhe babanë e tij.

“Me datën 03.02.2020 dhe 13.02.2020 radhazi ka marr mesazhe kërcënuese nga një numër që dyshohet se i përket shtetit të Maqedonisë , ku  në të njejtat mesazhe është kanosur edhe babai i tij”, thekson policia.

Sic njofton policia pas një pune të gjatë operative dhe në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë Veriore , hetuesit kanë arritur ta sigurojnë dëshmi për përdoruesin e numrit të dyshuar dhe kanë identifikuar të dyshuarin, R.N. i cili ka shtetësi të dyfishtë  të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore.

“Me 19.01.2021, i dyshuari është ndaluar  në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

  Pas intervistimit të të dyshuarit me aktvendim të prokurorit te Prokurorisë Themelore- Ferizaj, i dyshuari është ndaluar në mbajtje deri ne 48 orë”, thekson policia