09:52 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet sepse bleu veturën por nuk pagoi paratë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti kishte blerë një veturë nga ankuesi mashkull dhe nuk e kishte bërë pagesën.

I dyshuari më pas veturën e kishte shitur duke keqpërdorur autorizimin e marrë nga ankuesi.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/