09:21 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / k.v

Arrestohet shoferi, i cili e goditi për vdekje këmbësorin në Fushë-Kosovë

Shoferi i cili dyshohet se shkaktoi dje aksidentin fatal në hyrje të Fushë Kosovës, ku mbeti i vdekur këmbësori Fatmir Ajeti, është arrestuar, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori, i cili ishte i burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës por që i lejohej të punonte gjatë ditës.

“Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e së martës në Fushë Kosovë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/