09:21 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / k.v

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Leshan, ku vdiq ushtari i KFOR-it

Pasditen e së martës ndodhi një aksident me fatalitet në fshatin Leshan të Pejës, ku ishin përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në mes të dy automjeteve, ku ka mbetur i vdekur ushtari italian i KFOR-it dhe janë lënduar dy persona një femër shtetase e huaj, si dhe një mashkull kosovar.

Policia përmes raportit 24 orësh thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku idyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar.

“Pejë  24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te huaj, si dhe një mashkull kosovar. Te lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas i huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.