15:29 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet shqiptari i shumë kërkuar, i dënuar me burg në Itali

Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një person për të cilin ishte shpallur kërkim ndërkombëtar.

Inicialet e të dyshuarit janë M.Xh. Ai është nga Tirana dhe mosha e tij është 58 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Gjatë vitit 2016  dyshohet se ky  shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë.