12:51 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrihet akordi, Milan dhe Inter do të ndërtojnë stadiumin e ri me vlerë 700 milionë euro

Milan dhe Inter janë duke përshpejtuar për zgjidhjen e ndërtimit të stadiumit të ri së bashku.

Sipas raporteve nga Italia, të dy klubet kanë vendosur për ndërtimin e stadiumit të ri dhe kanë refuzuar idenë e ristrukturimit të San Siros.

Stadiumi i ri do të ndërtohet pranë San Siros, në zonën ku ka një parking të madh pranë daljes së stacionit të metros dhe do të kushtojë gjithsej 700 milionë euro.

Grupi i punës së Milanit dhe Interit janë duke përfunduar përpilimin e dokumenteve të projektit dhe zhvillimit urbanistik të zonës, në mënyrë që drejtuesit e këshillit bashkiak të japin “dritën jeshile” për nisjen e punëve brenda fundit të kampionatit të ardhshëm.

Impianti i ri, që do të ndërtohet nën nivelin e rrugës për të kufizuar impaktin viziv të lagjes, do të realizohet përkrah “San Siro”-s, në zonën ku ndodhet parkimi i madh në dalje të rrugës kryesore.

Stadiumi i ri sipas idesë së klubeve do të ketë përfunduar në sezonin 2022/2023. /IndeksOnline/