11:09 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Hysaj kalon te gjiganti i La Ligas

Elseid Hysaj është shumë pranë transferimit te Atletico Madrid.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga gazeta italiane La Repubblica, sipas së cilës drejtuesit e Napolit kanë arritur akordin me Los Colchoneros për transferimin e mbrojtësit shqiptar në kryeqytetin spanjoll.

Nuk bëhet të ditura termat financiarë të marrëveshjes por sipas gazetës në fjalë kalimi i Hysajt në La Liga do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Hysaj iu bashkua Napolit në vitin 2015 nga Empoli dhe deri në ardhjen e Ancelotit ka qenë i pa zëvendësueshëm në formacionin e parë.

Për katër vjet në fanellën e Napolit ai ka zhvilluar mbi 130 ndeshje. /IndeksOnline/