17:26 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Arrihet marrëveshja, ky është klubi i ri i De Jong

E ardhmja e Frenkie De Jongut pritet të jetë larg Barcelonës.

Përfaqësuesit e mesfushorit holandez kanë përfunduar në qytetin kataunas dhe sot do ta kenë një takim me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen e ish-futbollistit të Ajaxit.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Chelsea praktikisht e ka arritur një marrëveshje prej 80 milionë eurosh me “Blaugrana” për shitjen e mesfushorit.

Edhe pse lojtari dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, katalunasit kanë nevojë për para dhe janë të vendosur për ta shitur atë.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, ndërsa De Jong duket gjithnjë e më shumë i drejtuar kah Londra.

Futbollisti e refuzoi transferimin në Manchester United pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe një mundësi të tillë nuk ia ofronin “Djajtë e Kuq”.

Pasi ta shesë De Jongun, Barça në vend të tij pritet ta transferojë Bernardo Silvan e Manchester Cityt.