Arrihet marrëveshja, Manchester City bën transferimin 150 milionësh
Manchester City ka bërë një mega transferim.
Skuadra angleze ka arritur marrëveshje me Nottingham Forest, për transferimin e Elliot Anderson, shkruan IndeksOnline.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja është arritur për shifrën prej 130 milionë funteve, apo mbi 150 milionë euro.
Testet mjekësore do të mbahen në ShBA, pasi Anderson është i grumbulluar me Anglinë në Kupën e Botës.
Mesfushori 23 vjeçar, sezonin e kaluar ishte një nga futbollistët kryesor të Nottingham Forest, ku luajti 38 ndeshje në Premierligë, duke shënuar katër gola dhe bëri katër asistime./IndeksOnline/

